Garë e fortë mes avokatëve, kush janë tre kandidatët deri tani për të zëvendësuar Fatmir Brakën te Dhoma e Tiranës
Fatmir Braka, avokati i njohur nuk do të jetë më në krye të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Dhoma e Avokatisë, në të gjitha degët në Shqipëri ka hyrë në një proces zgjedhjesh për mandatin e ri 4 vjeçar, ku edhe kreu i përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia do të kërkojë një mandat të ri. Por, përpara se të ndodhë ai proces, kanë filluar zgjedhjet në rrethe, ndërkohë që Braka, nuk do të konkurrojë më për shkak të pensionit. Burime të newsbomb.al bëjnë me dije se deri tani kanë shprehur interes për të qenë kryetar të dhomës së Tiranës tre kandidatë mes të cilëve, juristi Edmond Petraj, që kohët e fundit ka qenë shumë aktiv në televizione edhe për shkak të kësaj fushate,...
Burimi:
sot.com.al