Gara për kryepolicin e ri, brenda 48 orëve emri i fituesit
Këtë të martë komisioni i ngritur nga Ministria e Brendshme ka zhvilluar intervistat me 14 kandidatët për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, të cilët u paraqiten sipas rendit alfabetik. Seancat dëgjimore u zhvilluan me dyer të mbyllura pa praninë e mediave në ambinetet e ministrisë së Brendshme. I pari që u paraqit para komisionit ishte drejtori aktual i policisë së Durrësit, i cili u pasua nga kandidatët e tjerë si Alfred Çepe dhe Arjanit Arapi. I katërti ishte Elidon Çela drejtori aktual i policisë së Vlorës, i cili vlerësohet si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e policisë së Shtetit. Konkursi vijoi me kandidatët Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika dhe Neritan Nallbati. I dhjeti në listë sipas rendit alfabetik...
Burimi:
kohajone.com