Gara ishte farsë, Myslim Murrizi nxjerr prapaskenat e zgjedhjeve në PD: Luçiano Boçi u largua me plan, ja ‘gracka’ që..
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashpra pas zgjedhjeve për postet drejtuese në Partinë Demokratike, duke hedhur akuza për një proces të paracaktuar. Sipas tij, gara për drejtuesit e rinj nuk ishte reale, por u zhvillua vetëm për të justifikuar vendime të marra më herët. Murrizi pretendon se e vetmja përballje e vërtetë ishte ajo mes Luçiano Boçit dhe Belind Këlliçit për një nga postet e nënkryetarit të PD-së. Ai shprehet se synimi i kësaj gare ishte largimi i Boçit nga drejtimi i partisë. Në reagimin e publikuar në “Facebook”, ish-deputeti akuzon se disa kandidatë pranuan të hynin në garë vetëm për t’i shërbyer interesave të kryetarit të partisë. Sipas tij, në strukturat e PD-së po promovohen persona që nuk kanë mbështetje...
Burimi:
sot.com.al