FOTOLAJM/ Revolta kundër Ramës ‘pushton’ Mynihun, Diaspora shqiptare kërkon transparencë: Rama jep dorëheqjen
Pas protestave të zhvilluara në disa kryeqytete evropiane, edhe Mynihu i Gjermanisë është bërë pjesë e mobilizimit të diasporës shqiptare kundër qeverisë. Dhjetëra shqiptarë u mblodhën në një tubim, ku shfaqën pankarta dhe banderola me mesazhe që kërkonin llogaridhënie, transparencë dhe reagim ndaj çështjeve që, sipas tyre, kanë shkaktuar shqetësim në opinionin publik. Në fokus të protestës ishin denoncimet për dhunën ndaj qytetarëve, çështja e Zvërnecit, shitja e pronave publike, si edhe kundërshtimi i ligjeve për zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike. Protestuesit prezantuan gjithashtu një banderolë të gjatë ku paraqiteshin, sipas tyre, problematikat kryesore me të cilat përballet vendi, si dhe pyetje drejtuar qeverisë lidhur me skandalet e pretenduara dhe vendimmarrjen për çështje me interes publik. Një nga pankartat më të...
Burimi:
sot.com.al