Foto/ Përleshje me armë në Greqi, plagoset shqiptari. Arrestohet i dyshuari
Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në Mikrolimano, Athinë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një ekip i forcave të anti-krimit të policisë greke tentoi të ndalojë një të dyshuar si pjesë e një bande gjobvënësish. Sipas policisë, i dyshuari ishte mes policëve civilë dhe nxori armën. Në përleshjen e shkurtër pati të shtëna nga të dyja palët. Si pasojë, shtetasi shqiptar Titi u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin Atikon, ku mbahet nën ruajtjen e policisë. Burimet mjekësore thonë se gjendja e tij është shumë serioze. Në sistemin e policisë greke rezulton se shqiptari ka disa emra. Më konkretisht: Astrit Hasani ,Titi Jorgo, Niko Niku, Hasan Hastani dhe Xhelo Hasani. Policia gjeti pranë...
Burimi:
top-channel.tv