Foto/ I rrëmbeu armën dhe e qëlloi në kofshë, ky është 45-vjeçari që plagosi policin e ri

Foto/ I rrëmbeu armën dhe e qëlloi në kofshë, ky është 45-vjeçari që plagosi policin e ri

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Zamir Skënderi, i cili i rrëmbeu armën e shërbimit policit të ri dhe e plagosi në kofshë. Skënderi me precedentë të mëparshëm penal ishte konfliktuar në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier mesditën e sotme dhe ishte shoqëruar nga shërbimet e policisë së DVP Fier. Pasi 45-vjeçari Zamir Skënderi ishte banues në qytetin e Kuçovës, DVP Fier i ka kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të nisë një patrullë policie për ta marrë. Tre efektivët e policisë ishin duke u kthyer, bashkë me personin e shoqëruar, kur në aksin nacional Fier-Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, Zamir Skënderi, i cili ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë, së bashku me efektivin Arsen Toska, 20-vjeç,...