FLUTURIMI QË MUND TË NDRYSHOJË GJITHÇKA/ GPS-i, telefonat dhe tre AirTag-ët në “lupë”, pse Franca mund të vonojë ekstradimin e Ermal Beqirajt

FLUTURIMI QË MUND TË NDRYSHOJË GJITHÇKA/ GPS-i, telefonat dhe tre AirTag-ët në “lupë”, pse Franca mund të vonojë ekstradimin e Ermal Beqirajt

Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë mund të mos përfundojë me një ekstradim të shpejtë drejt Shqipërisë. Fluturimi i pazakontë me një avion të vogël mbi centralin bërthamor të Penly ka hapur një tjetër front hetimi, i cili mund të marrë përparësi ndaj kërkesës së SPAK-ut. Eksperti i sigurisë Fation Softa deklaroi se autoritetet franceze pritet të analizojnë me hollësi itinerarin e avionit, pajisjet e komunikimit, të dhënat e navigimit dhe çdo material që mund të tregojë nëse kalimi mbi infrastrukturën kritike ishte një gabim apo një veprim i qëllimshëm. Në qendër të hetimit pritet të jenë GPS-i dhe sistemi i navigimit të avionit, telefonat, laptopët, komunikimet e kryera gjatë fluturimit dhe tre pajisjet AirTag që iu gjetën Beqirajt gjatë kontrollit. Nëse incidenti vlerësohet vetëm...