Fluksi i lartë i lëvizjeve në prag të Krishtlindjes, qytetarët me orë të tëra të bllokuar

Fluksi i lartë i lëvizjeve në prag të Krishtlindjes, qytetarët me orë të tëra të bllokuar

Fluksi i lartë i lëvizjeve në prag të Krishtlindjes ka kthyer rrugët kryesore të vendit në akselë të bllokuar, duke vënë në pikëpyetje nëse qindra qytetarë do të arrijnë në destinacion për të festuar me familjet e tyre. Gjatë ditës së sotme, pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë janë përballur me radhë të gjata automjetesh, ndërsa emigrantët shqiptarë po kthehen për festat e fundvitit. Në të njëjtën kohë, brenda vendit, çdo rrugë kryesore rezulton e mbingarkuar nga trafiku. Pamjet e publikuara nga JOQ nga dalja e autostradës Tiranë–Elbasan, në zonën e Bradasheshit, tregojnë kolona kilometrike automjetesh. Qytetarët që kanë zgjedhur Korçën si destinacion për festat, kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra, në një segment rrugor problematik, ku autostrada me dy korsi ngushtohet...