Fluks i lartë lëvizjeje në Kakavijë e Qafë Thanë, mbi 23 mijë persona kaluan kufirin në 24 orët e fundit

Fluks i lartë lëvizjeje në Kakavijë e Qafë Thanë, mbi 23 mijë persona kaluan kufirin në 24 orët e fundit

Pika e Kalimit Kufitar të Kakavijës vijon të përballet me fluks të lartë lëvizjesh në kulmin e sezonit veror. Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë përpunuar gjithsej 12.273 shtetas në hyrje dhe dalje. Sipas të dhënave zyrtare, 8.523 persona kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3.750 kanë dalë nga vendi. Po gjatë kësaj periudhe janë përpunuar edhe 3.735 mjete, nga të cilat 2.597 në hyrje dhe 1.138 në dalje. Me këtë fluks më të lartë hyrjesh në territorin shqiptar shërbimet në pikën kufitare po vijojnë punën për përballimin e lëvizjes së shtuar të qytetarëve dhe automjeteve gjatë sezonit veror. Edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është regjistruar lëvizje e lartë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri...