Fluks i lartë automjetesh në Morinë në orët e para të mëngjesit, radha shkon në disa kilometra
Fluks i lartë hyrjesh është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare të Morinës. Sipas informacioneve, ngarkesa më e madhe është shënuar në intervalin orar 05:00–07:00, ku u krijuan radhë automjetesh me gjatësi prej disa kilometrash. Fluksi i lartë lidhet me lëvizjen e shtuar të udhëtarëve gjatë fundjavës, ndërsa autoritetet kufitare kanë vijuar procedurat e përpunimit të automjeteve për të përballuar numrin e madh të hyrjeve.
Burimi:
sot.com.al