Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon

Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon

Prej më shumë se një dekade Dubai është zgjedhur si një vend ku jeton e punon një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh prej rreth 1.500 personash. Sonila Sherifi është një prej tyre e cila prej 11 vitesh jeton atje. Ajo tregon si është përjetuar sulmi me raketa nga Irani edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Realisht ka qenë e papritur për të gjithë ne, sepse jetojmë në një nga vendet le të themi më të sigurta në botë. Duke qenë se kemi pasur mbështetjen e pafundme të qeverisë këtu dhe jemi siguruar nga ata se çdo gjë do të shkojë mirë dhe situata është nën kontroll kemi ndjerë një lloj lehtësimi. Por patjetër që shqetësimi ekzistonte sepse si prindër gjithashtu meraku më së shumti është për...