Flakët përfshinë biznesin në Radhimë/ Pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme: Kemi pasur konflikte lidhur me pronat, dëgjuam disa hapa pranë lokalit dhe pastaj…
Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Radhimës ku një biznes u përfshi nga flakët, familjarët dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, gjatë ditës së sotme në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e Policisë së Vlorës, të cilat po marrin në pyetje pronarët dhe familjarët e biznesit. Po ashtu, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, si edhe ato të familjes Çanaj, me qëllim identifikimin e autorit. Familjarët këmbëngulin se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Dejsi Çanaj, u shpreh se prej kohësh kanë pasur konflikte lidhur me pronat. Ajo tregoi se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:40, kishte dëgjuar hapa pranë lokalit dhe vetëm një minutë e 30...
Burimi:
top-channel.tv