Flakët në pyllin e Sodës, Lamallari: Orë të vështira, jemi në terren deri në normalizimin e plotë të situatës
Beteja me flakët në pyllin e Sodës në Vlorë vijon ende. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari thotë se këto janë orë të vështira për strukturat në terren që po punojnë për të shuar flakët. Lamallari shprehet se prioritet mbetet mbrojtja e qytetarëve dhe banesave, ndërsa puna s’do të reshtë derisa situata të normalizohet. “Orë të vështira në Vlorë për shkak të vatrave të zjarrit në Pyllin e Sodës dhe në disa zona të tjera. Ndjekim në çdo çast situatën në koordinimin me të gjitha strukturat në terren që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Falënderoj çdo punonjës që po përballet me këtë situatë të vështirë me profesionalizëm dhe përkushtim. Mirënjohje gjithashtu strukturave lokale dhe banorëve vendas për...
Burimi:
sot.com.al