Fillon Kuvendi! Deputetët demokratë bojkotojnë seancën, godina blindohet nga forcat e policisë

Fillon Kuvendi! Deputetët demokratë bojkotojnë seancën, godina blindohet nga forcat e policisë

Ka nisur seanca e sotme plenare në mungesë të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bojkotuan punimet parlamentare. Opozita u përfaqësua vetëm nga deputetët e Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe Redi Muçi. Në seancën e sotme janë parashikuar për shqyrtim një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si dhe diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit. Ndër pikat kryesore të rendit të ditës janë projektrezolutat për vlerësimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), si dhe Bankës së Shqipërisë për vitin 2025. Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu raportet vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Institutit të Statistikave (INSTAT), Autoritetit të Komunikimeve Elektronike...