Fiks Fare/ “Fytyrë mi, kokë zhabë, qelbësirë…”, historia e konfliktit për shtëpinë dhe murin në Progonat, avokati qëllon me gurë komshiun
Fiks Fare denoncoi se në fshatin Progonat të Tepelenës, një konflikt vijon prej gati 4 vitesh, ndërsa asnjë institucion, qoftë policia, prokuroria, gjykata apo edhe vetë Kadastra, nuk e kanë zgjidhur. Jo vetëm kaq, por pas interesimit të emisionit investigativ dhe përplasjes së këtyre familjeve, policia lokale shoqëron me forcë denoncuesin. Në redaksinë e emisionit mbërritën video të këtij konflikti, ku disa banore të zonës, trashëgimtare të zonjës së ndjerë, Aishe Daci, janë nxjerrë forcërisht pa asnjë vendim gjykate, pa përmbarim apo pa polici nga Zaçe dhe Liljana Islami, të cilët pretendojnë se banesa është e familjes së Liljana Islamit (Dacit). Fiksi bisedon me Arta Daci, një nga trashëgimtaret e Aishes, e cila thotë se ajo dhe 2 motrat e saj janë nxjerrë me forcë...
Burimi:
top-channel.tv