Festat e fundvitit, policia “blindon” Tiranën, ja plani i masave

Festat e fundvitit, policia “blindon” Tiranën, ja plani i masave

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve. Njoftimi: Me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bazë dhe për zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar me të njëjtin objektiv, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ndërmarrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit. Masat konsistojnë në:-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike;-vendosjen e...