Fenomeni Karçanaj çon Erion Velinë drejt lirisë, në pritje të një vendimi të Gjykatës së Lartë

Fenomeni Karçanaj çon Erion Velinë drejt lirisë, në pritje të një vendimi të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka në duar një ankimim të Erion Veliajt për ndryshimin e masës së arrestit, një vendim që është duke u pritur me ankth nga kryebashkiaku i Tiranës dhe me kuriozitet nga publiku i majtë dhe i djathtë. Erion Veliaj është duke bërë burg mbi akuzat e SPAK, të cilat nuk janë objekt i këtij shkrimi pasi askiush nuk duhet të flasë deri në momentin që drejtësia do të flasë me vendimet e saj. Veliaj është i pari kryebashkiak i kryeqytetit që është duke u përballur me akuza, të cilat i kanë rezervuar  qelinë në burgun e Durrësit, akuza të cilat janë interpretuar nga vetë Veliaj dhe mediat pranë tij si të pabaza. Krahu kundërshtar i Veliajt e ka akseleruar fantazinë, ...