“Fatkeqësi e madhe”/ Flet i afërmi i shqiptarit që u aksidentua në Rumani: Vasili kishte lindur në Greqi, jetonte…
I afërmi i tifozit të PAOK Vasil Palo, i cili humbi jetën tragjikisht së bashku me tifozë të tjerë nga një aksident i rëndë automobilistik, ka folur në një deklaratë për mediat. Teksa shprehet se ngjarja është një fatkeqësi e madhe, ai tregon se Vasili kishte lindur në Greqi, ndërsa jetonte vetëm me mamin dhe motrën, pasi babai i kishte ndërruar jetë. “Ne e morëm vesh lajmin në televizor. Djali kishte lindur në Greqi. Morëm vesh se u aksidentua teksa po shkonte të shihte një ndeshje. Jetonte në Greqi, i ati i kishte vdekur. Jetonte me motrën dhe me të ëmën. Ishin emigrantë në Greqi. Fat i keq, fatkeqësi e madhe”-thotë ai. Vasil Palo humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident së bashku me...
Burimi:
top-channel.tv