Familja e Martin Canit reagon ashpër kundër Ramës: Mos e përdor emrin e djalit tonë për propagandë
Familja e Martin Canit, adoleshentit që u humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” rreth dy vite më parë ka reaguar lidhur me deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se po përdor emrin e djalit të tyre për qëllime politike dhe propagandistike, duke shmangur përgjegjësitë reale të institucioneve që dështuan ta mbronin. Familja Cani kundërshton pretendimin se mbyllja e TikTok ka rritur sigurinë e fëmijëve, duke sjellë si shembuj vrasjet e fundit të dy të miturve në Maliq dhe Durrës. Sipas saj, shkaku i dhunës nuk janë rrjetet sociale, por dështimet në sistemin arsimor dhe mungesa e sigurisë në shkolla. “Këto tragjedi tregojnë se rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjeve, por dështimi i sistemit arsimor, mungesa e sigurisë në...
Burimi:
gijotina.com