Eurostat: Shqipëria ndër vendet me nivel të lartë të procedimeve për ryshfet në Europë
Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të procedimeve penale për ryshfet në raport me popullsinë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2024. Sipas statistikave të policisë dhe sistemit të drejtësisë, në Shqipëri janë regjistruar rreth 261 procedime penale për ryshfet, që përkthehen në 10.9 raste për 100 mijë banorë. Me këtë tregues, vendi renditet ndër më të ekspozuarit në Europë, duke u pozicionuar pas Hungarisë, e cila kryeson listën me rreth 39 procedime për 100 mijë banorë. Të dhënat e Eurostat i referohen veprave penale të regjistruara nga autoritetet ligjzbatuese dhe nuk matin drejtpërdrejt nivelin real të korrupsionit, por mënyrën se si ai identifikohet dhe dokumentohet nga institucionet në çdo vend. Në krahasim me vendet e rajonit,...
Burimi:
sot.com.al