Eurodeputetja italiane me mesazh pas vizitës në Shqipëri: Rruga drejt BE-së kalon nga mbrojtja e natyrës
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar pas vizitës së saj në Shqipëri, ku mori pjesë në protestën antiqeveritare që po mbahet në Tiranë. Pas qëndrimit në vend dhe pjesëmarrjes në mbledhjen ndërparlamentare të Delegacionit BE–Shqipëri, eurodeputetja ngriti shqetësime për situatën mjedisore, respektimin e standardeve europiane dhe mënyrën se si po zhvillohen projekte në zona të mbrojtura. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Guarda tha se gjatë vizitës së saj ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe ka parë nga afër një përplasje mes interesave ekonomike dhe mbrojtjes së natyrës. Ajo u ndal veçanërisht te zona e mbrojtur Vjosa–Nartë, duke e cilësuar si një rast shumë të rëndë, por theksoi se problematikat mjedisore në Shqipëri nuk kufizohen vetëm te kjo zonë dhe kërkojnë një reflektim më...
Burimi:
sot.com.al