Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit po mbrojnë vlerat evropiane, ndërsa Edi Rama po i rrezikon

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik iu bashkua protestuesve në rrugët e Tiranës në fund të muajit të kaluar, duke shprehur solidaritet me kauzën e tyre mjedisore dhe duke premtuar se zëri i tyre do të dëgjohet në Bruksel. “Sinqerisht, është shumë e çuditshme të shohësh se jeni ju ata që po mbroni vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria nuk po e bën këtë,” u tha ajo protestuesve. “Unë do t’i çoj këto mësime në Bashkimin Evropian, në Bruksel, se populli është gati të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, por qeveria ende nuk është gati për këtë,” shtoi ajo. Strik, anëtare e partisë holandeze të gjelbër-majtë Progressief Nederland, e cila bën pjesë në grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, drejtoi një mision faktmbledhës...