Eurodeputeti austriak: Sjellja e Ramës po bëhet pengesë për anëtarësim, ka fyer Bashkimin Europian

Eurodeputeti austriak: Sjellja e Ramës po bëhet pengesë për anëtarësim, ka fyer Bashkimin Europian

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka deklaruar se qeveria shqiptare po injoron kërkesat e Bashkimit Evropian lidhur me ligjin 21/2024. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Waitz paralajmëroi se kjo sjellje mund të kthehet në një pengesë serioze për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai theksoi se BE i ka bërë të qartë Tiranës se ligji 21/2024 nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe pengon përmbushjen e kapitullit 27 për mjedisin. Sipas eurodeputetit, Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë këtë ligj, por përgjigjet e deritanishme kanë qenë të paqarta dhe vetëm kanë shtyrë zgjidhjen e problemit. Waitz theksoi se BE-ja bazohet mbi standarde dhe ligje të përbashkëta, të cilat duhet të respektohen edhe nga vendet që synojnë anëtarësimin....