Erërat e forta në Ksamil i rrezikuan mbytjen, Policia Kufitare shpëton dy turistë dhe shmang ngjarjen e rëndë

Erërat e forta në Ksamil i rrezikuan mbytjen, Policia Kufitare shpëton dy turistë dhe shmang ngjarjen e rëndë

Dy turistë ukrainas kanë shpëtuar mrekullisht pasi rrezikuan të mbyteshin në ujërat e Ksamilit, si pasojë e përkeqësimit të menjëhershëm të motit. Mjeti lundrues me të cilin po lundronin u përfshi nga erërat e forta dhe nisi të fundosej, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen urgjente të Policisë Kufitare. Falë reagimit të shpejtë të efektivëve të Njësisë Speciale Delta, turistët u nxorën në kohë nga rreziku dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i policisë: Ksamil/U rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det...