EMRI/ Zhdukja misterioze e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një i dyshuar, shpallet në kërkim një tjetër
Policia ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar për mbajtjen peng të shtetasit Eglant Koçi. Ndërsa një 25-vjeçar është arrestuar për përkrahje të autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient...
Burimi:
sot.com.al