EMRI/ U përfshi në një konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Tiranë

EMRI/ U përfshi në një konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak para mesnate në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Juxhin Hamajezi, rreth orës 23:55 është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Njoftim i Policisë: “Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po...