EMRI/ Grabiti me armë pikën e karburantit në Fushë-Krujë, arrestohet autori! Zbardhet dëshmia e tij
Policia e Krujës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e grabitjes me armë të pikës së karburantit Elda në Krastë të Krujës. Ngjarja u shënua të martën. Autori Marvin Ferra, i dyshuar edhe për grabitje të tjera, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me një automjet tip Benz, me të cilin udhëtonte bashkë me një fëmijë të mitur. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai është përplasur dhe ka braktisur automjetin. Më pas ai ka tentuar që të largohet me vrap por është arrestuar nga policia disa qindra metra më tutje. Mësohet se autori ka pranuar autorësinë dhe mafje ka treguat edhe vendin ku mbante të fshehura disa armë zjarri. Policia ka sekuestruar një kallashnikov dhe një pushkë.
Burimi:
sot.com.al