EMRI/ Detaje nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Mjeku goditi dhe kapi për fyti kryeinfermieren, pasi nuk zbatoi…
TIRANË- Mjeku gjinekolog Julian Habibaj 53-vjec, me detyrë pranë Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Arrestimi i tij erdhi pasi ka goditur kryeinfermiren 60-vjeçare në të njëjtin spital, shkak zbatimi i një protokolli mjekësor për një paciente. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasi kryeinfermierja i ka kërkuar mjekut që të merrte dhe të plotësonte protokollin që duhet të ndiqte për një paciente, mjeku e ka kundërshtuar. Sipas informacioneve, mjeku e ka ofenduar dhe kapur për fyti me duar duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme. Sipas burimeve, mjeku njihet si problematik dhe se ndaj tij ishin dhënë 11 masa disiplinore në spital, madje ndaj tij kishte 11 shkelje disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit....
Burimi:
zeri.ai