EMRAT – Viti i Ri nis me një tragjedi të rëndë, humbin jetën në aksident 3 të rinj, një vajzë mbetet e plagosur

EMRAT – Viti i Ri nis me një tragjedi të rëndë, humbin jetën në aksident 3 të rinj, një vajzë mbetet e plagosur

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur edhe emrat e 3 të rinjve që humbën jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në aksidentin e dhunshëm pas përplasjes së dy veturave. Ngjarja ndodhi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, vendi i quajtur “Bypass-i”. Mësohet se viktimat janë dy drejtuesit dhe një nga pasagjerët: -Martin Dulaj, 25 vjeç, nga Tepelena -Klejdi Myftari, 24 vjeç, nga Tepelena -Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, nga Tepelena Kurse e plagosur rëndë dhe e transportuar në spitalin e Gjirokastrës për mjekim ka mbetur: -Arsida Demiri, 19 vjeçe, nga Delvina Në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë Rrugore, ndihmës së shpejtë të spitalit me ambulanca dhe zjarrfikëses. Policia ka nisur hetimet për dinamikën dhe rrethanat e aksidentit të rëndë, për të zbuluar shkaqet e përplasjes dhe fataliteteve. Policia nëpërmjet ekspertizës...