EMRAT – Arratisja nga “arresti i shtëpisë” e të dyshuarit për “masakrën e Velipojës”, arrestohen 4 policë…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale Shkodër – Lezhë) ka arresruar në flagrancë katër punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Menjëherë pas marrjes së informacionit se shtetasi Hasan Ferracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, nuk është konstatuar në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje dhe në ruajtje, specialistët e AMP-së kryen veprimet hetimore dhe procedurale përkatëse, në përfundim të të cilave u bë arrestimi në flagrancë, i punonjësve të policisë:* Inspektor Dorjan Hasandoçaj;* Inspektor Gentian Xhanari;* Inspektor Dioniz Hotaj;* Punonjësit Ridvan Zefi,me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare ShkodërNdërkohë shtetasi Hasan Ferracaku dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Largimi i...
Burimi:
sarandanews.com