Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në Patos
Sokol Hoxha është ekstraduar në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u arrestua në muajin maj në shtetin e Ohajos nga autoritetet amerikane. Hoxha rezulton i dënuar me 25 vite burg për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1997 në Patos, Fier. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u lokalizua nga autoritetet amerikane, të cilat bënë të mundur arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Përveç dënimit në Shqipëri, Sokol Hoxha është dënuar edhe nga autoritetet belge me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit. Sipas hetimeve të autoriteteve belge, ai kishte lidhur një martesë fiktive me viktimën dhe më pas e kishte shfrytëzuar për prostitucion, përpara se ta vriste.
Burimi:
gijotina.com