Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive, zonat rurale mbeten pa përfaqësim

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive, zonat rurale mbeten pa përfaqësim

Eksperti për pushtetin vendor, Agron Haxhimali kritikon hartën e propozuar nga Partia Socialiste si një ndarje mekanike të bashkive, që nuk i jep zgjidhje problemeve që përgjatë dekadës së fundit u vunë re gjatë zbatimit të reformës të vitit 2014. Haxhimali, i cili shërbeu si ekspert i PD në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, thekson se cilësia e shërbimeve që marrin qytetarët do të përkeqësohet pas shkrirjes së 15 bashkive. “Qytetarëve të këtyre zonave do t’u shtohen problemet, do t’u rritet distanca për marrjen e shërbimeve, do t’u largohet përfaqësimi, do t’u largohet mundësia dhe aksesi për të qenë më pranë proceseve konsultuese, më pranë proceseve vendimmarrëse”, thotë Haxhimali. Sipas Haxhimalit, përveç shërbimeve që largohen nga banorët e këtyre zonave, problemi kryesor i kësaj...