Ekskluzive/ Misteri i fatit të 34-vjeçarit, Eglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë, zbardhen detaje të reja
5 ditë nga zhdukja e 34-vjeçarit, Eglent Koçi, Policia e Tiranës ka një përgjigje. I riu dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë, Armand Shakaj. Pas denoncimit nga familjarët paraditen e datës 4 qershor, policia u angazhua me vëzhgimin e kamerave të sigurisë, të cilat e sollën nga Sheshi Wilson drejt Bulevardit Zhan D’Ark, ku ai shkoi pranë lokalit të një miku të tij, nga ku nuk doli më. Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin duke e transportuar me një makinë. Gjatë këtij momenti dëshmitar ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi...
Burimi:
top-channel.tv