Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

Nga Skënder Minxhozi/ Ashtu siç pritej, Edi Rama nuk e ndryshoi qeverinë në prag të pushimeve dhe në mes të protestave. Logjika më e thjeshtë të thotë se nuk duhet të ndërhysh në skemën e pushtetit teksa pushteti kontestohet, duke ja dhënë kësisoj dafinat e fitores kundërshtarit. Rama ka vite që e mat me kujdes sesi dhe se kur i duhet të prekë në këtë buton delikat të qeverisjes, prandaj edhe nuk pritej që t’ja jepte simbolikisht kokat e ministrave flamengove dhe protestës. Të paktën jo në momentin aktual kur vetë protesta duket se e ka humbur “dhëmbin e helmatisur” me të cilën mund të kafshonte qeverinë socialiste. Ngjarjet shtyjnë më shumë për nga plazhi sesa nga largimi nga pushteti! E megjithatë ai kishte vendosur...