Politikani që fliste kur të tjerët bërtisnin

Politikani që fliste kur të tjerët bërtisnin

Nga Skënder Minxhozi/ Dje vdiq Servet Pëllumbi. Iku nga kjo botë një ndër figurat legjendare të tranzicionit shqiptar, por njëherësh iku edhe njëri ndër simbolet e normalitetit, qetësisë, fisnikërisë dhe pastërtisë që kishte mbetur i tillë në mesin e një batërdie politike e mendore – çka ishte elita politike shqiptare e dekadës së parë e të dytë të pluralizmit. Vdekja e Pëllumbit është ndoshta metafora më e gjetur dhe cinike e fundit gradual të një brezi politikanësh normalë, që dinin të flisnin edhe kur të tjerët bërtisnin, që dinin të vetëfrenoheshin edhe kur të tjerët rrotull tyre i kapte pasioni e gjaku, që dinin të gjenin qetësi dhe vullnet për të bashkëpunuar edhe kur hapeshin depot e armëve apo kur salla e parlamentit kthehej në...