Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

Nga Ardit Rada Ka diçka thellësisht shqetësuese në pamjen e fundit të Ilir Meta në sallën e gjyqit. Jo për atë që ai përfaqëson politikisht, as për historinë e tij të gjatë në pushtet, por për atë që ajo pamje i thotë publikut për drejtësinë që kemi ndërtuar me aq shumë pritshmëri. Një figurë e rrudhur, e zbehur, e tkurrur përtej viteve të saj, një imazh që nuk i ngjan as retorikës së fortë që Meta ka përdorur ndër vite, as profilit të një ish-presidenti dhe nuk është as në propocion me çfarëdolloj mëkati të ketë bërë në lëmin e korrupsionit. Dhe pikërisht këtu lind problemi: pamja e Ilir Metës në fakt ka nxjerrë zbuluar anën e errët të drejtësisë së reformuar duke u kthyer...