Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

Nga Skënder Minxhozi/   Nuk e kanë fare me Robert Ndrenikën sepse atij nuk ke çfarë t’i thuash as sikur ta vrasësh mendjen një vit të tërë për t’i gjetur ndonjë skelet në dollap. Është një ndër patriarkët e kinematografisë e teatrit shqiptar që ka bërë të qeshin, qajnë apo të mendohen thellë shumë breza në 60 vjetët e fundit. Ndrenika është një mal i lartë të cilit mizat vetëm mund t’i zukasin duke i ardhur rrotull. Tjetër gjë s’i bëjnë dot sepse mizat nuk e rrëzojnë dot malin. Aq më tepër kur goditjet e organizuara në formë detashmenti digjital mundohen të fshehin thelbin e kësaj historie të shëmtuar. Nëse Ndrenika nuk do të kishte shkuar në seancën e Erion Veliajt, ai mund të bënte...