Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Nga Lorenc Vangjeli Tragjedia e Durrësit që futi në dhe’ dy fëmijë dhe rrezikoi jetën e dy të tjerëve shkaktoi një reaksion zinxhir dhembjeje kombëtare, solidariteti dhe proteste. Të gjithë ju bashkuan vajit të familjeve duke u ngushëlluar se të paktën ky krim kishte ndodhur jashtë familjes vetjake. Të gjithë u ndjenë të frikësuar se në vend të fëmijëve fatkeqë, mund të kishte qenë kushdo tjetër. Sepse cilido është i pambrojtur nga dehja e individëve që sillen me makinat si banditët me pistoletën, sepse cilido mund të jetë target fatal kur ecën në trotuar, kur qëndron në bar apo dhe thjesht kur rri e sheh punën e tij. Vaji, por dhe mallkimet u shndërruan edhe kësaj here në sport kombëtar dhe sërish sipas prirjes sonë...
Burimi:
javanews.al