Një “gënjeshtër” lozonjare e Ramës, por dhjetë vjet më pas…
Nga Lorenc Vangjeli Dikur, rreth 10 vjet më parë, Edi Rama dëshmonte për një zakon të tijin: “…marr një taksi pas mesnate dhe i them taksistit, “Fol tani!”. Sipas Ramës së dikurshëm, të vërtetat e treguara nga taksisti i rastit, ishin edhe më të besueshme se raportet nga Banka Botërore apo BE-ja. Ish-kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg, dy vjet para Ramës, kishte shkuar më tej me fabulën e taksistit. Ai ishte maskuar si shofer taksie, me syze dhe kamera të fshehta në bord dhe kishte tentuar të maste pulsin e qytetarëve në raport me politikat e tij. Nuk dihet se çfarë i tregonin taksistët e pasmesnatës Ramës, por norvegjezët, kur kuptonin se në timon ishte kryeministri i tyre, nuk e kursenin pakënaqësinë për mënyrën sesi ai...
Burimi:
javanews.al