Habia është pse habiteni!
Nga Skënder Minxhozi/ Ka një habi të madhe që endet këto muaj në ajrin politik të Tiranës. Është habia që lidhet me procesin përjashtues të të gjitha kandidaturave që guxuan të aplikojnë për të garuar në zgjedhjet e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike. Është një habi e cila po zbërthehet në lloj-lloj analizash, komentesh e qëndrimesh në studiot televizive, mediat e tjera dhe rrjetin social përjetësisht të zhurmshëm e folklorik. Habiten ata që gjithë ditën thonë e stërthonë po vetë se Doktori e ka privatizuar partinë. Habiten ata që kanë jetuar këtu 35 vitet e fundit dhe i kanë parë të gjitha peripecitë që ka kaluar PD e bashkë me të e gjithë Shqipëria, edhe për shkak se kryetari i saj nuk...
Burimi:
javanews.al