Drama Ndrenika e Veliaj, teatri real që e ka ende larg fundin
Nga Lorenc Vangjeli Ishte e pabesueshme, por dhe e pritshme dhe e parashikueshme, shtrëngata dixhitale ndaj shfaqjes së dyshes Ndrenika – Veliaj në sallën e gjyqit. Një skenë teatri natyralist, ku aktori profesionist luan njeriun që është dhe jo personazhin që i diktonte dikur skenari, kurse politikani i prangosur, ishte në rolin e personazhit real të dramës vetjake të kushtëzuar nga rrethanat. Mjaftuan edhe aq pak çaste filmike, një gjysmë dialogu dhe një puthje në ballë e aktorit njeri mbi politikanin personazh, që të kuptohet më pas thellësia dramatike dhe deformimi i gjykimit plot urrejtje dhe shpesh pa logjikë i një pjese jashtëzakonisht të madhe të shoqërisë: Ndarja bardh e zi në gjykim, në të mirë e të këqinj, në moralistë dhe amoralë, në ëngjëj...
Burimi:
javanews.al