A është rrëzimi i Edi Ramës një çeshtje e Preshevës, Prishtinës apo Shkupit?
Nga Skënder Minxhozi/ Protesta ditore që kërkon rrëzimin e qeverisë Rama në bulevardin kryesor të Tiranës ka sjellë bashkë me zhurmën dhe tendosjen politike në kryeqytetin shqiptar, edhe një temë delikate debati që lidhet me një pjesë të pjesëmarrësve të saj. Ardhja nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe lugina e Preshevës e një numri shqiptarësh për t’ju bashkangjitur protestës, ka ndezur një debat të vjetër në skenën shqiptare: atë të të drejtës që mund ose duhet të kenë shqiptarët kudo që ndodhen, për të influencuar në garën e pushtetit apo në ngjarjet politike në shtetin amë. Pesë vjet më parë ishte Vetëvendosja dhe kreu i saj Albin Kurti që hapën siparin e këtij precedenti të rrezikshëm dhe thellësisht propogandistik, të veshur me një pekt...
Burimi:
javanews.al