“Edi Rama, de facto është i gjunjëzuar dhe i poshtëruar”/ Berisha, bashkëbisedim: Kudo që shkon, i tregojnë bërrylin
Kreu i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se kryeministri Edi Rama është “de facto i gjunjëzuar dhe i poshtëruar”, ndërsa shtoi se sipas tij, kreu i qeverisë po përballet me izolim dhe kritika në arenën ndërkombëtare. Berisha u shpreh se protestat dhe qëndresa e opozitës kanë ndikuar në denoncimin e asaj që ai e quajti “regjim”, duke paralajmëruar se “do të vijë dita kur Rama nuk do të gjejë vrimë miu ku të futet”. Sali Berisha: Edi Rama, de facto është i gjunjëzuar dhe i poshtëruar. Ju garantoj për këtë. Edi Rama, që ta dinë shqiptarët, kudo që shkon, tregojnë bërrylin. Kudo që shkon, i kthejnë shpinën. Kudo që shkon, sot ai është bërë gosip-i i Europës. Lidhjet e...
Burimi:
sot.com.al