“Edhe kryebashkiaku socialist ishte i ashpër…”/ Boçi: Reforma Territoriale ka dështuar, rrezikojmë shpopullimin…
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se komisioni po zhvillon dëgjesa në disa qarqe të vendit për të mbledhur propozimet dhe shqetësimet e qytetarëve lidhur me reformën territoriale. Sipas Boçit, shumë qytetarë po kërkojnë krijimin e bashkive të tyre, me argumentin se vetëm kështu mund të marrin shërbimet e nevojshme. Ai ndaloi edhe te deklaratat e kryebashkiakut Zotkaj, të cilat i cilësoi si të forta, por të vërteta. “Ka qenë i ashpër zoti Zotkaj. Ka shprehur shumë të vërteta, gjë që rrallë ndodh në ambientet tona politike, sidomos kur vijnë nga mazhoranca. Ai ka shprehur dështimin e reformës së vitit 2014 dhe ka kërkuar që Poliçani të qëndrojë si bashki më vete”, tha Boçi. Ai...
Burimi:
sot.com.al