“Edhe 100 vite burg”/ Protestuesit i urojnë ditëlindjen Ramës

“Edhe 100 vite burg”/ Protestuesit i urojnë ditëlindjen Ramës

Protestuesit kanë zgjedhur edhe këtë herë simbolikën dhe ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre kundër kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së 35-të kombëtare. Në bulevard u shfaq një tortë gjigante në formën e një bunkeri prej betoni, e shoqëruar nga flamingot, simboli që tashmë është kthyer në identitet të kësaj lëvizjeje qytetare. Teksa torta për ditëlindjen e kryeministrit parakalonte mes turmës, protestuesit brohorisnin njëzëri: “Edhe 100 vite në burg”, në një ironi të drejtpërdrejtë me ditëlindjen e kryeministrit. Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë kundër klasës politike, me qytetarët që kërkojnë largimin jo vetëm të kryeministrit Edi Rama, por edhe fundin e asaj që e cilësojnë si establishmenti politik. Në protestën...