ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

ECFA, e njohur për publikun e gjerë si Kredo, regjistroi vitin e kaluar një fitim neto pas taksave prej 593.2 milionë lekësh ose 6.3 milionë euro, duke qenë një nga dy kompanitë e mikrokredive që aplikojnë interesat më të larta në treg. Modeli i biznesit të kredive me interesa të shtrenjtë vazhdon normalisht pavarësisht skandaleve të shumta që kanë shoqëruar këtë treg, të cilat kulmuan dy vite më parë me shpërthimin e skemës MCA. Pas skandalit, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë disa herë për të ulur interesat maksimale që këto kompani ngarkojnë mbi huamarrësit. Në vendimin më të fundit, interesi maksimal mbi kredinë konsumatore u kufizua në 51.3 për qind, çka mbetet sërish shumë i lartë. Megjithatë, modeli i mikrokredive komerciale vijon të mbështetet tek...