“E turpshme për Shqipërinë që ka një kryeministër klloun”/ Demiraj: Po përballet me presion ndërkombëtar, mori atë…

“E turpshme për Shqipërinë që ka një kryeministër klloun”/ Demiraj: Po përballet me presion ndërkombëtar, mori atë…

Në një lidhje Skype nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Demiraj, ekspert për çështjet e ekonomisë, deklaroi se kryeministri në largim Edi Rama ka marrë “atë që meritonte” në samitin e NATO-s në Ankara. Demiraj u shpreh se mungesa e një vendimmarrjeje për zhvillimin e samitit të ardhshëm të Aleancës në Shqipëri është një goditje për qeverinë shqiptare, ndërsa e akuzoi Ramën se ka keqpërdorur marrëdhëniet ndërkombëtare për interesa personale. Ai theksoi se sjellja e kryeministrit në skenën ndërkombëtare ka krijuar dëme për vendin, duke përmendur veçanërisht marrëdhëniet me administratën amerikane dhe çështjen e investimit në Sazan. Gjithashtu Demiraj foli edhe për zhvillimet në Kongresin amerikan, duke përmendur amendamentin e paraqitur nga kongresmeni Joe Wilson, i cili kërkon një raport mbi trafikun ndërkombëtar, rolin...