E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-kryebashkiaku i njohur (Emri+Foto)
Neki Dredha, ish-kryetar i bashkisë së Vlorës në vitet 1998-2000, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Ermal Dredha, ish-kryetar i bashkisë së Vlorës, në një postim në rrjetet sociale. Neki Dredha ishte mjek me profesion dhe një nga figurat e njohura të shëndetësisë në qytetin e Vlorës. Përveç angazhimit në mjekësi, ai mbajti edhe detyrën e kryetarit të bashkisë së Vlorës. Gjatë karrierës së tij, Dredha u angazhua edhe në fushën e letërsisë dhe publicistikës, duke botuar disa libra me karakter poetik dhe memorialistik. Një prej veprave të tij më të njohura është poema narrative “Labëria Magjike”. Dredha ka qenë gjithashtu autor i shkrimeve kushtuar historisë së mjekësisë dhe figurave të shquara të shëndetësisë shqiptare.
Burimi:
sot.com.al