E rëndë/ Përmbyset kamioni me inerte në aksin Elbasan-Peqin, shpëton mrekullisht shoferi, vështirësohet trafiku
Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit, i cili është përmbysur anash rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor zhvillohet me vështirësi deri në largimin e kamionit nga rruga. Hetimet për rrethanat e aksidentit vijojnë.
Burimi:
sot.com.al