E rëndë/ Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet menjëherë në spital
Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kunës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen e tij. Renato Leka ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë. Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është ngritur grupi i...
Burimi:
sot.com.al